Kaloni te përmbajtja kryesore

Sanduloviq pas lirimit: Më kidnapuan anëtarë të policisë sekrete serbe të cilët për gjashtë orë më rrahën

Politikani opozitar serb, Nikolla Sanduloviq, është liruar të hënën nga paraburgimi pasi, siç ka thënë ai, shërbimi sekret i Beogradit e ka rrahur, torturuar, turpëruar dhe kërcënuar ta vrasin atë dhe familjen e tij.

Sanduloviq ka thënë se u ai mor nga shtëpia e tij 10 ditë më parë dhe u rrah brutalisht për më shumë se gjashtë orë nga shërbimi i inteligjencës.

Si rezultat i dhunës, avokatët e tij kanë thënë se Sanduloviq ka mbetur i paralizuar në anën e majtë të tij dhe se ka pësuar dëmtim nervor, raportoi Guardian.

“Më kidnapuan anëtarë të policisë sekrete serbe të cilët për gjashtë orë më rrahën, torturuan, poshtëruan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin mua dhe familjen time, duke rrezikuar jo vetëm shëndetin tim por edhe jetën time”, ka thënë Sanduloviq.

Ai tutje ka shtuar se“E gjithë kjo për shkak të qëndrimit tim politik dhe dërgimit të luleve në varrin e një vajze 7-vjeçare të vrarë, që i përkiste familjes Jashari”.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button