Kaloni te përmbajtja kryesore

Messi shpallet futbollisti më i mirë i vitit

Lionel Messi është votuar futbollisti më i mirë i vitit 2023 nga FIFA. Messi e ka fituar çmimin The Best edhe vitin e kaluar.

Messi është fitues pak i befasishëm marrë për bazë që është votuar për periudhën nga 19 dhjetori i vitit 2022 deri më 20 gusht të vitit 2023. Në sallën ku po mbahet ceremonia ka pasur reagim të çuditshëm pasi Messi u shpall më i miri në konkurrencë me Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen.

Sipas FIFA-s, Messi dhe Haaland kishin pikë të barabarta, nga 48, por Messi u shpall më i miri pasi ishte zgjidhje e parë në më shumë raste se Haaland.

Messi nuk ishte në ceremoni për ta pranuar çmimin.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button