Kaloni te përmbajtja kryesore

MKRS: S’ka pezullim të procedurave për master-planin e Kompleksit Memorial Adem Jashari

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka mohuar se është pezulluar ose ka shkelje të procedurave të zhvillimit të master-planit të Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Kjo ministri në reagimin e saj ka përmendur se kjo procedurë është në zhvillim e sipër sipas rrjedhës së përcaktuar me legjislacionin për prokurim publik, dhe deri më tani nuk ka asnjë vendim përfundimtar rreth këtij procesi.

“Aktualisht, nga data 22.12.2023, ky proces është në fazën ankimore pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) dhe nuk ka konsumuar afatin ligjor për shqyrtim të lëndës”, thuhet në një reagim të gjatë të kësaj ministrie.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button