Kaloni te përmbajtja kryesore

​Reali i thotë Davies mos ta vazhdojë kontratën te Bayerni

Real Madridi i ka thënë Alphonso Davies që mos ta vazhdojë kontratën e tij te Bayern Munichu.

Sipas “Sky Deutschland”, Davies është duke u këshilluar nga planifikuesi i skuadrës së Realit, Juni Calafat, që të refuzojë çdo bisedim në lidhje me rinovimin e kontratës te Bayerni.

Thuhet se gjiganti i La Ligas është i gatshëm që të bëjë një ofertë dhe t’i jap mundësinë Davies që ta nisë një aventurë të re në Spanjë.

Davies thuhet të jetë prioriteti i Realit, ndërsa ky i fundit po punon edhe për ta siguruar nënshkrimin e të shumëkërkuarit, Kylian Mbappe.

Bayerni do të detyrohet të dëgjojë për oferta gjatë verës për Davies, nëse ylli kanadez nuk e vazhdon të ardhmen me kampionin gjerman. 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button