Edi Rama: Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi që Kombëtarja e Shqipërisë siguroi për herë të dytë në histori kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Shqipëria ka siguruar biletën e kualifikimit drejt Evropianit Euro 2024 në Gjermani, ndërsa sot barazoi 1:1 me Moldavinë.
Barazimi ndaj Moldavisë iu mjaftoi “kuqezinjve” ta siguronin kualifikimin e dytë në histori në një Evropian.
Pas këtij suksesi, tani ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”, shkroi Rama në “Facebook”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?