Kaloni te përmbajtja kryesore

Shqipëria në Evropian, Kurti: Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë

Për herë të dytë në histori, Kombëtarja e Shqipërisë e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Barazimi i sotëm 1:1 ndaj Moldavisë mjaftoi që “kuqezinjtë” të sigurojnë biletën drejt Evropianit që do të mbahet në Gjermani.

Pas këtij suksesi ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili uroi lojtarët dhe të gjithë shqiptarët.

“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!”, shkroi Kurti në “Facebook”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button