Kaloni te përmbajtja kryesore

​Toulouse-Liverpool, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 18:45 stadiumi “Municipal” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Toulouse dhe Liverpoolit.

Ndeshja e sotme i takon xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, ku në ndeshjen e fundit të dy skuadrat u takuan mes vete, ndërsa Liverpooli fitoi 5:1.

Momentalisht, Liverpooli kryeson Grupin E në kuotën e nëntë pikëve, krahas Toulouse që renditet në vendin e tretë me katër pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Toulouse nuk do të paraqiten Aboukhlal, Aradj, Genreau dhe Zanden, kurse te Liverpooli mungojnë Bajcetic, Gravenberch, Jones, Robertson, Thiago dhe Van Dijk.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Toulouse (5-3-2): Restes; Suazo, Diarra, Nicolaisen, Costa, Desler; Schmidt, Casseres, Sierro; Dallinga, Donnum

Liverpool (4-3-3): Kelleher; Gomez, Matip, Quansah, Tsimikas; Elliott, Endo, Mac Allister; Doak, Gakpo, Diaz

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button