Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ballkani barazon si mysafir i Astanas

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Astanas dhe Ballkanit, ku kampioni i Kosovës ka marrë një pikë të vlefshme si mysafir.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara “Astana Arena”, Ballkani ka barazuar pa gola, 0:0 me Astanan.

Ballkani tregoi paraqitje tejet të mirë si mysafir, por që i mungoi fati për ta gjetur golin.

Statistikisht, kampioni i Kosovës e dominoi Astanan, ku kishte 57% të posedimit të topit, ndërsa 12 tentime për gol, ku katër prej tyre përfunduan drejt portës. Astana regjistroi 43% të posedimit të topit, 11 tentime për gol ku vetëm një ishte drejt portës.

Me pikët e reja, Ballkani ngjitet në kuotën e katër pikëve në vendin e tretë, aq sa ka edhe Astana në vendin e dytë.

Rezultati final i ndeshjes, 0:0.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button