Kaloni te përmbajtja kryesore

Murati: Stafi dhe minatorët duhet të tregojnë se janë të gatshëm për më të mirën për ndërmarrjen

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për grevën që minatorëve të Trepçës.

Në një konferencë për media, Murati ka thënë se stafi dhe minatorët duhet tregojnë se janë të gatshëm për më të mirën e ndërmarrjes.

“Sa i përket mbështetjes financimit për Trepçën, kredinë së miratuar, ekipet teknike kan qenë në negocim me menaxhmentin e Trepçës çështja duhet të sigurohet, bëhet fjalë për kredi, duhet të sigurohet kapacitetit pagues i ndërmarrjes njësoj sic ka qenë edhe me Telekomin e Kosovës”, ka thënë Murati.

Ai gjithashtu potencoi se 20 milionë euro ka qenë mbështetja e qeverisë për Trepçën.

“Në këtë rast Trepça duhet të tregoj edhe stafi edhe minatorët duhet të tregojnë se janë të gatshëm më të mirën e mundshme për ndërmarrjen të gjithë bashkë, në mënyrë që bashkërisht ta çojmë ndërmarrjen përpara”, tha Murati.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button