Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiqën katër shqiptarë në një kantier ndërtimi në Gjermani

Si pasojë e një aksidenti të hënën në një kantier ndërtimi në Hafen City në Hamburg të Gjermanisë kanë vdekur katër shqiptarë.

Sipas mediave gjermane, kjo u konfirmua edhe nga ana e policisë.

Raportohet se deri tek ngjarja tragjike erdhi nga shembja e skelës në një bosht ashensori.

Sipas një zëdhënësi, të dhënat personale të dy viktimave dhe njërit prej të plagosurve rëndë janë siguruar.

Policia bën të ditur se viktimat nuk janë të nacionalitetit bullgar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button