Ka ende bileta për ndeshjen Ballkani-Astana

Pak orë kanë mbetur deri tek fillimi i ndeshjes ndërmjet Ballkani dhe Astanës, e vlefshme për rrethin e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:45, derisa ka ende bileta në dispozicion për të gjithë ata që duan të jenë në tribuna për ta përkrahur kampionin e Kosovës.
Njoftimi i Ballkanit:
Tifozë të dashur,
Jemi në orët e fundit para se të mbyllet platforma e shitjes së biletave online.
Deri në orën 14:00 mund të vazhdoni për t’i siguruar ulëset tuaja në linkun e mëposhtëm:
https://eu.ebileta.al/
Përballja e sotme ndaj Astanas është një sfidë me rëndësi të jashtëzakonshme për ecurinë tonë në UEFA Europa Conference League, andaj besojmë fuqishëm që me përkrahjen tuaj, do të shfaqim përsëri një ndeshje të madhe.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?