Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku: SHBA është konsistente, Albin Kurti nuk është

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se SHBA-ja gjithmonë e ka përkrahur një Asociacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se kjo mund të vërtetohet me një kërkim të shpejt në internet.

Çitaku thotë se SHBA-ja në këtë çështje është konistente, derisa kryeministri Albin Kurti nuk është.

Ish-ambasadorja e Kosovës ka thënë se mbi një dekadë është humbur nga helmi dhe urrejtja e eksponentëve të VV-së ndaj atyre që kanë menduar ndryshe.

”SHBA është konsistente,Albin Kurti nuk është. Mbi një dekadë e humbur në pellgun e helmit dhe urrejtjes që pamëshirshëm u voll nga eksponentët e VV për secilin që mendonte ndryshe”, ka shkruar Çitaku./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button