Kaloni te përmbajtja kryesore

Zyrtarja e MAShTI-t: Arritëm ta ulim çmimin e teksteve shkollore, shtëpitë botuese ishin kundër

Kryetarja e Komisionit për negocimin e teksteve shkollore, Merita Januzaj, të enjten është intervistuar për rreth dy orë në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore, duke thënë se me subvencionim kanë arritur ta ulin çmimin e teksteve shkollore për 1 milion euro.

Jonuzaj ka thënë se çmimin e teksteve shkollore e kanë zbritur nga 5 milionë e 800 në 4 milionë e 800 mijë euro.

“Pasi përzgjidhen tekstet shkollore vlerësohet tekstet atëherë departamenti i caktuar bënë kërkesën dhe hapet tenderi. Detyra jonë është me kërku me ulë çmimin me aq sa mundet. Kemi pasur takime me shtëpitë botuese për të ulur sa më shumë çmimin. Çmimi ka qenë 4 milionë e 300 mijë kurse oferta në shtëpitë botuese ka qenë rreth 5 milionë. Jemi munduar me ulë ofertat dhe kemi ulur diku mbi 1 milion ofertën totale të shtëpive botuese. Prej 5 milionë e 800 mijë kemi përfunduar në 4 milionë e 800 mijë euro. Shtëpitë botuese nuk kanë dashur më zbrit fare çmimin. Tekstet e abetares, gjuhës boshnjake, turke, tekstet e diasporës kanë rritur më shumë çmimet e teksteve”, tha Januzaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button