Zyrtare: Zhegrova mbetet pa trajner te Lille

Skuadra e Lille e ka konfirmuar se trajneri Paulo Fonseca është larguar zyrtarisht sot nga klubi.
Kjo gjë nënkupton që ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka mbetur përkohësisht pa trajner te Lille, raporton KosovaPress.
Fonseca pritet që të bëhet trajneri i ri i Milanit gjatë ditëve në vazhdim.
Milani dhe Fonseca kanë arritur akordin për një marrëveshje dy vjeçare, me opsionin për ta rinovuar atë edhe për një sezon.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?