Kaloni te përmbajtja kryesore

Zyrtare: Adem Maliqi largohet nga Llapi

Skuadra e Llapit përmes një komunikate ka njoftuar për largimin e Adem Maliqit nga klubi.

Kontrata e Maliqit me Llapin skadoi me përfundimin e garave evropiane, dhe kështu sulmuesi i krahut mbetet tani lojtar i lirë.

Maliqi iu bashkua Llapit në janar të këtij viti nga Feronikeli ’74.

“Klubi e falenderon përzemërsisht Maliqin për kontributin dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhej në deklaratën e Llapit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button