Kaloni te përmbajtja kryesore

ZRRE mblidhet nesër, pritet të vendos për tarifat

Zyra e Rregullatorit për Energji do të mblidhet nesër me fillim nga ora 08:30. Në rend dite është shqyrtimi i propozimeve për aprovimin e tarifave, ashtu siç u paralajmërua në mbledhjen e fundit.

Pjesë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i ankesave nga konsumatorët.

Të premten, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim që rryma të shtrenjtohet për 16 përqind në mbledhjen e sotme. Propozimi fillestar ka qenë që të ketë shtrenjtim për rreth 15 përqind, shkruan Reporteri.

Përmes një njoftimi, ZRRE ka bërë me dije se rritja është për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

“Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%”, thuhet në njoftim

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button