Kaloni te përmbajtja kryesore

Zogaj: LDK-ja nuk ka votë për LVV-në as për Kuvend dhe as për Qeveri

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në një intervistë për rtv21 ka thënë se partitë politike parlamentare duhet ta respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Deputeti Zogaj i është bashkangjitur edhe thirrjeve të ndërkombëtarëve që të mos i bëhet presion Gjykatës Kushtetuese dhe të mos akuzohet gjyqtarët e saj. Sipas tij, LDK-ja nuk ka votë për LVV-në as për zgjedhjen e kryetarin të Kuvendit dhe as për formimin e Qverisë së re.

“Ne e kemi qëndrimin tonë të qartë nuk do të ketë votë të LDK-së për LVV-në, por as nuk jemi përngesë. Do të marrim pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit dhe do të votojmë kundër. Ne po e ftojmë LVV-në por edhe partitë tjera politike që të hynë në marrëveshje politike në çoftë se keni interes dhe ecim tutje. LDK-ja ka pozicionin e saj politik.  Ka një hendet të madh midis LDK-së dhe VV-së. Kemi pas një përvojë të hidhur në mandatin e kaluar dhe mendojmë se LVV-ja ka bërë një keqqeverisje në katër vitet e fundit dhe ne nuk mund të bëhemi bashkë me ta”.

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, thotë se ka mundësi që Kuvendi të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, nëse sipas tij, LVV-ja arrin marrëveshje politike me ndonjë subjekt politik parlamentar. Është skeptik se pa marrëveshje politkke LVV-ja mund ta zgjedh kryetarin e Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit duhet t’i ketë së paku 61 vota.  Pa 61 vota është problem  që të ulët në karrigën e Kuvendit. Porblemi aktual është se LVV-ja ka rrënuar aurat e bashkëpunimit. Ata sot kanë problem që të bashkëpunojnë me partitë e tjera politike”./RTV21/21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button