Kaloni te përmbajtja kryesore

Zjarri përfshin një ndërtesë banimi pranë Parkut të Qytetit në Prishtinë

Një zjarr ka përfshirë një ndërtesë banimi në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë.

Kati i fundit i një ndërtese në rrugën “Rrustem Statovci”, te Parku i Qytetit, është parë nën flakë. Ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, nuk raportohet për persona të lënduar.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin.  Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar”, njoftoi Policia.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button