Zjarri për pak sa nuk i kaploi arat me grurë në Viti
Gjatë ditës së sotme, zjarri ka përfshirë disa sipërfaqe tokë në fshatin Radivojcë të Vitisë. Lajmin e ka bërë të ditur komandanti i njësisë së zjarrfikësve në Viti, Hetem Jakupi.
Mirëpo, ekipet e zjarrëfikësve e kanë ndalur zjarrin dhe sipas komandantit të njësisë së zjarrfikësve në Viti, Hetem Jakupi zjarri ka qenë duke i kapluar edhe arat e mbjella me grurë.
”Ekipet e NJPZSH-së,intervenuan me kohë dhe e fiken zjarrin tërsishtë, ka pasur shum rrezik ne grunaja, fal intervenimit te shpejt te Zjarrfiksav grunajat shpetuan nga zjarri”, ka shkruar Jakupi në facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?