Kaloni te përmbajtja kryesore

​Zhvillimet e fundit në vend, Kurti takon bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti sot në takim bashkë-drejtuesin e partisë gjermane SPD Lars Klingbeil dhe përfaqësues të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES).

Kurti ka shkruar në rrjetin X, se në takim u bisedua rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe rajon, çështjeve aktuale, qeverisjes mbi vlera dhe parime socialdemokrate, marrëdhënieve të forta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe rreth zgjedhjeve të ardhshme evropiane në pranverë.

Ndryshe, Kurti gjatë ditës mori pjesë në takimin me liderët e partive simotra rajonale të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) në Shkup.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button