Kaloni te përmbajtja kryesore

Zgjatet afati për regjistrim të votuesve me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zgjatur afatin e regjistrimit të votuesve me nevoja të veçanta.
Me 8 vota për, KQZ vendosi që afati të zgjatet deri më 9 nëntor.
“Shtyhet deri më deri më 9 nëntor afati për regjistrimin e nevojave me nevoja të veçanta. Me tetë vota për miratohet ky propozim”, tha kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
KQZ me shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale të cilat janë mbajtur më 17 tetor, ka njoftuar se në 21 komuna të Kosovës do të ketë edhe raund të dytë të zgjedhjeve.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 14 nëntor./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button