Zemaj: Fajtori kryesor i kësaj gjendje është LVV

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj para fillimit të seancës së 22-të për konstituimin e Kuvendit, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje fatin e tyre politik e kërkojnë te LDK-ja, por kur flasin për pushtetin atëherë flasin me egon e fituesit.
Zemaj ka deklaruar se fajtori kryesor i gjendjes së krijuar politike në vend është Lëvizja Vetëvendosje.
“LDK është i vetmi subjekt politik, parlamentar që ka dhënë qëndrim dhe ka dhënë zgjidhje për të dalë nga kjo situatë dhe për të mundësuar formimin e institucioneve të reja. Të tjerët më shumë kanë folur për dëshira ose koncepte që në fund të fundit vetëm kanë vazhduar ngërçin. Fajtori kryesor i kësaj gjendje është LVV sepse ajo i ka numrat më të mëdhenj të deputetëve”, ka thënë ai para mediave.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?