Zelensky: Ushtria ukrainase ka shkatërruar mbi një mijë tanke ruse
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ushtria ukrainase ka shkatërruar tashmë më shumë se 1,000 tanke ruse, gati 200 avionë rusë dhe pothuajse 2,500 automjete të blinduara luftarake.
Pavarësisht këtyre humbjeve, trupat ruse kanë ende pajisje për të kryer sulme shtesë, shtoi Zelensky.
“Sigurisht që pushtuesit kanë ende pajisje në magazinë. Po, ata kanë ende raketa për të goditur territorin tone. Por, kjo luftë tashmë e ka dobësuar Rusinë aq shumë sa ata duhet të planifikojnë (të kenë) edhe më pak pajisje ushtarake për paradën në Moskë”, ka thënë Zelensky.
Më 9 maj, Rusia planifikon të mbajë paradën e saj tradicionale të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq, duke përkujtuar dorëzimin gjerman ndaj Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.
Presidenti ukrainas shtoi se Rusia ka humbur tashmë më shumë se 23,000 ushtarë që nga fillimi i pushtimit.
Rusia ka lëshuar shifra të viktimave që janë të ulëta dhe të cilat vëzhguesit i konsiderojnë si një nënvlerësim masiv.
Dy ditë përpara përditësimit të Rusisë, dy zyrtarë të lartë ushtarakë të NATO-s vlerësuan se numri i ushtarëve rusë të vrarë në aksion në Ukrainë ishte midis 7,000 dhe 15,000. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?