Kaloni te përmbajtja kryesore

Zelensky: Rusia po shkatërron në mënyrë cinike popullsinë civile

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dënuar sulmin në stacionin e trenit Kramatorsk, ku rreth 30 persona besohet se janë vrarë.
Zelensky në Instagram ka shkruar se: “Në mungesë të forcës dhe guximit për t’u përballur me ne në fushën e betejës, ata po shkatërrojnë në mënyrë cinike popullatën civile”.
“Kjo është një e keqe që nuk ka kufi. Dhe nëse nuk dënohet, nuk do të ndalet kurrë”, tha ai.

Kompania shtetërore hekurudhore e Ukrainës, ka thënë se më shumë se 30 njerëz janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në stacionin hekurudhor Kramatorsk në Ukrainën lindore./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button