Zelensky paralajmëron mercenarët që bashkohen me forcat ruse: Ky do të jetë vendimi më i keq i jetës suaj
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi ata që përpiqen të bashkohen me forcat ruse në Ukrainë se do të ishte “vendimi më i keq i jetës suaj”, në një video-mesazh të postuar në Facebook, të enjten mbrëma.
“Jeta e gjatë është më e mirë se paratë që ju ofrohen për një jetë të shkurtër” tha Zelensky.
Ai pretendoi se Ukraina ka informacione se ushtria ruse po rekruton mercenarë nga vende të tjera, por tha se kjo nuk do t’i ndihmojë ata.
Forcat ukrainase po mbajnë ende të gjitha zonat kryesore të vendit, shtoi ai, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
Duke iu drejtuar popullit rus, ai tha:Ne nuk e donim këtë luftë. Ne duam vetëm paqe. Dhe ne duam që ju t’i doni fëmijët tuaj më shumë sesa t’i frikësoheni autoriteteve tuaja.
Zelensky iu drejtua Parlamentit gjerman të enjten pas fjalimeve të mëparshme para ligjvënësve britanikë, kanadezë dhe amerikanë. Ai tha në mesazhin e tij në Facebook se do të vazhdojë të flasë me shtetet partnere./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?