Kaloni te përmbajtja kryesore

Zbulohet pllaka përkujtimore për vizitën e parë të delegacionit të Senatit të ShBA-ve në Kosovë

 

Në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, sot është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore kushtuar tridhjetë vjetorit të vizitës në Kosovë të delegacionit të parë të Senatit të ShBA-ve, i kryesuar nga senatori Bob Dole.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se kjo ditë shënon kthesën e madhe për liri dhe pavarësi të Kosovës.

“Është emocion i veçantë, unë kam qen veç gjashtë vjeç, ndërsa ju e keni memorien e freskët të kësaj dite ku delegacioni i senatit Amerikan nën masa të rrepta të sigurisë të forcave serbe ka ardhë e ka vizituar Kosovën dhe ka bërë me dije se demokracia dhe liria për popullin shqiptar po vjen dhe kjo shënon kthesën e madhe për liri dhe pavarësi të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Aktualisht është hapur edhe një ekspozitë me fotografi me rastin e tridhjetë vjetorit të vizitës në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga senatori Bob Dole.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button