Kaloni te përmbajtja kryesore

Zakaria thotë se iu bashkua Chelseas për shkak të Tuchel

Denis Zakaria iu bashkua Chelseas si huazim nga Juventus në ditën e fundit të afatit, por më pak se një javë më vone, menaxheri Thomas Tuchel u shkarkua.
Zakaria ka pranuar se një pjesë e arsyes që ai u transferua në Stamford Bridge ishte për të punuar nën Tuchel.
“Thomas Tuchel ishte një nga arsyet që shkova në Chelsea, ai është një trajner i madh. Nuk kam pasur shumë kohë me të, por ky është futbolli. Unë mund të kem një shans të ri me trajnerin e ri, për të cilin kam dëgjuar shumë gjëra të mira. Do të punoj shumë për zënë vendin tim”, ka thënë ai.
Chelsea nënshkroi Zakarian për të forcuar meshfushën pas disa paraqitjeve indiferente në fillim të sezonit 2022-23 duke kontribuar në largimin e Tuchel.
Vet lojtari shpreson se do të jetë më i lumtur në Londër sesa në Torino, ku tha se stili i lojës nuk i përshtatet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button