Ylli i volejbollit botëror sot në Kosovë
Ish-kapiteni i SHBA-ve në volejboll, ylli i kësaj kombëtareje, volejbollisti me origjinë shqiptare, Donald Suxho sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Federata e Volejbollit informoi se Donald Suxho të dielën do të pritet në selinë e FVK-së nga presidenti i federatës, Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi e përzgjedhësi Lorik Ilazi, derisa vizita e tij do të jetë e hapur edhe për media.
Takimi i Suxhos me drejtuesit e FVK-së do të jetë në orën 17:00.
“Suxho, me origjinë nga Korça, ka prekur majat e volejbollit botëror, nga Kampionatet Botërore e deri te Lojërat Olimpike, në të cilat ka qenë edhe kapiten i SHBA-ve. Ai për herë të dytë e viziton vendin tonë dhe dashurinë e mbështetjen e tij për Kosovën e Shqipërinë e ka dëshmuar edhe në të kaluar, përmes mbështetjes direkte me përvojën e dijeninë e tij.”, bëri të ditur FVK./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?