Kaloni te përmbajtja kryesore

Ylfete Fanaj zgjedhet ministre në qeverinë e kantonit të Luzernit

Politikania me prejardhje nga Kosova, Ylfete Fanaj, është zgjedhur ministre në qeverinë e kantonit të Luzernit.

Përmes saj, Partia Social Demokrate arriti të rikthehet në Qeverinë e Luzernit të Zvicrës.

“PS-ja arriti të rikthehet në qeverinë e Luzernit me Ylfete Fanaj të dielën – pas tetë vitesh mungesë. U zgjodh gjithashtu kandidati për SVP Armin Hartmann. Kështu, ekzekutivi është i kompletuar dhe dukshëm me më shumë gra se në tetë vitet e fundit”, shkruaj mediat zvicerane.

Fanaj në zgjedhje mori 45.053 vota. Më së tepërmi vota fitoi Armin Hartmann i SVP-së, 51.078./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button