Weber: Duhet marrëveshje për shtensionim të përhershëm në veri

Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber ka thënë se Perëndimi dhe Bashkimi Evropian duhet ta linin anash marrëveshjen për Kosovën dhe të gjenin fillimisht një marrëveshje për deeskalim të përhershëm në veri të Kosovës.
“Për mendimin tim, ajo marrëveshje do të përfshinte edhe kthimin e serbëve në institucione, përmes zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe këshilla komunale, që do të ishte gjithashtu një mënyrë për t’u kthyer në polici dhe gjyqësor”, tha ai për Tanjug.
Tutje Weber ka deklaruar se në kontekstin aktual politik asgjë nuk i pengon kryetarët e komunave në veri të Kosovës që të japin dorëheqje dhe kjo sipas tij do të ishte mënyra më e shpejtë për rizgjedhje.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?