VV-ja në zgjedhjet e Maqedonisë, Peci: Perëndimi do t’i shohë me të njëjtat thjerrëza “botën serbe” dhe “botën e Albinit”

Lëvizjen Vetëvendosje për përfshirjen e saj në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut e ka kritikuar Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci
Në një postim në Facebook, Peci ka renditur arsyejet pse Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti po gabon në qasjen ndaj zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.
”Pikesepari, me kete akt do te demtohen rende marredheniet me Maqedonine e Veriut, dhe njekohesisht do ta dobesohet pozicioni i shqiptareve ne kete vend. Ky akt nga vendi yne fqinje lexohet si nje agresion ne skenen politike nga nje vend tjeter. Se dyti, do t’i legjitimon Vucicit opsionin e pjesemarrjes ne zgjedhjet e Kosoves me partine e tij, e cila mund t’i fitoj dhjete vende ne Kuvendin e Kosoves, dhe ne te ardhmen te jete edhe pjese e qeverise. Me kete mund shkaterrohet cdo perspektive e pluralizmit politik ne mesin e komunitetit serb te Kosoves, dhe njekohesisht Serbia edhe zyrtarisht do ta bashkeqeverise vendin tone. Se treti, me kete akt do te demtohen edhe me teper marredheniet e Kosoves me perendimin, kur kemi mbetur ne mes te rruges se perfundimit te dialogut me Serbine, dhe jemi duke e bartur peshen e sanksioneve te BE-se”, ka shkruar ndër tjera Peci.
Ai tutje ka shtuar se ”Në sytë e perendimit, “bota serbe” dhe “bota e Albinit” do te shikohen me te njejtat thjerreza, dhe doren ne zemer, veshtire se mund te shikohen ndryshe”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?