Vuçiq: Nuk pati tensione, por vetëm qëndrime të ndryshme për Kosovën
Pas samitit të Procesit Brdo-Brioni, i cili po mbahet në Slloveni, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq iu drejtua publikut. Ai tha se në këtë takim nuk ka pasur tesione, por vetëm dallime.
“Nuk ka pasur tensione, dallimet nuk janë tensione. Bisedimet kanë shkuar normalisht, nuk ka pasur tensione. Qëndrimi ynë për çështjen e Kosovës është i ndryshëm nga qëndrimi i vendeve të tjera, me përjashtim të përfaqësuesve serbë në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka thënë Vuçiq.
Pas këtij takimi, presidenti i Sllovenisë Borut Pahor i bëri thirrje Bashkimit Evropian që ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinës t’ia japë statusin e shtetit kandidat./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?