Kaloni te përmbajtja kryesore

Vuçiq në takim me Sorensenin: Asociacioni, parakusht për fillimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot   po qëndron në Beograd. Atje është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Ai e ka cilësuar takimn me Sorensenin si “të hapur dhe të drejtë”.

“E njoftova me problemet me të cilat ballafaqohet “populli ynë” në Kosovë. Shpreha shqetësimin e veçantë për pozitën e vështirë të serbëve në Kosovë për shkak të veprimeve të shumta të përshkallëzuara, të njëanshme dhe të dhunshme nga Prishtina. Theksova gjithashtu pengesat e vazhdueshme që po kryen Prishtina në procesin e dialogut dhe ritheksova se formimi i Asociacionit është parakusht për fillimin e normalizimit thelbësor të marrëdhënieve”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram.

“Theksova pritjen se BE-ja do të rrisë angazhimin e saj dhe do të mbajë një rol të paanshëm në këtë proces. Përsërita qëndrimin e Serbisë se vetëm dialogu konstruktiv dhe zgjidhjet kompromisi mund të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button