Kaloni te përmbajtja kryesore

Vuçiq: Në OKB do të kërkojë zgjidhjen e problemit të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të kërkojë nga të gjitha vendet mbështetje për “zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

“Pjesa kryesore për ne është 24 shtatori, e martë rreth orës 19:30 me orën e Serbisë”, ka thënë Vuçiq nga New York-u, duke paralajmëruar fjalimin e tij në OKB, raporton Danas.

 

“Si e interpretojnë ata kur ne u themi se po e shkelin atë Rezolutë. Të gjithë ata që i armatosin më pas thonë ‘Epo situata ka ndryshuar’, duke iu referuar viteve 2008 dhe 2009 kur i njohën. Ata haptas ju thonë se neve nuk na intereson rendi publik ndërkombëtar, nuk na intereson asgjë dhe mund të bëjmë çfarë të duam”, tha Vuçiq.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button