Kaloni te përmbajtja kryesore

Vuçiq caktoi takim urgjent të Këshillit të Sigurisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 10:00, në të cilën tema kryesore do të jenë ngjarjet në Kosovë.
Mediumi serb “Novosti” raporton temë qendrore e takimit do të jetë vendimi i Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me targa ndaj Serbisë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se shtimi i forcave policore në veri të vendit, është në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë, konkretisht targave të automjeteve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button