Vritet Lejleku i zi, Mavriqi: Ndodhi që ta këput shpirtin!
Në fshatin Breznicë, Komuna e Bujanocit është vrarë Lejleku i zi (Ciconia nigra).
Ky shpend është në grupin e shtazëve të rrezikuara nga zhdukja.
Njoftimin e bëri publik fotografi i botës së egër, Arian Mavriqi. Në profilin e tij në Facebook, Mavriqi shkroi: “Ndodhi që ta këput shpirtin! Në fshatin Breznicë, Komuna e Bujanovcit është vra Lejleku i zi (Ciconia nigra)!”.
Një tufë e vogël e lejlekëve të zinj që erdhën në Kosovë për herë të parë, është shndërruar në atraksion të rrjeteve sociale veçanërisht për shkak të fotografive të realizuara nga Arian Mavriqi.
Në muajin korrik, në magazinën BonBon është diskutuar për procesin e unazimit të zogjve të lejlekut të zi në menyrë që të vrojtohet udha e tyre gjatë shtegtimit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?