Kaloni te përmbajtja kryesore

Vrasje në tentativë në Shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Komunën e Shtimes.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar, të cilët gjenden në arrati.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Komandant Kumanova”, të hënën rreth orës 16:55.
Në vendin ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë e pistoletës. Rasti është në procedurë hetimore./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button