Vrasja në Pejë, Szunyog: Kosova duhet të ndërmarrë veprime urgjente

Pas vrasjes në Pejë ka reaguar shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Szunyog, mes tjerash thekson se Kosova duhet të ndërmarrë veprime urgjente për të parandaluar rastet e tjera të kësaj natyre.
“Kosova duhet të ndërmarrë veprime urgjente dhe vendimtare për të siguruar: – parandalimin dhe mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës. – hetime të shpejta, gjykim në kohë të çështjeve dhe dënim efektiv”, shkroi Szunyog në rrjetin e tij social në platformën X.
Ai thekson në fund se koha për të vepruar është tani.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?