Kaloni te përmbajtja kryesore

Von Der Leyen dhe Scholz: Presim hetim të plotë të ngjarjeve në Banjskë

(Lajm i përditësuar)


​Abazoviq: Në Samit u diskutua sulmi terrorist në Banjskë, nuk mundem me dhënë detaje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abzoviq, ka thënë se sulmi terrorist i sponzorizuar nga Serbia në veri të Kosovës është diskutuar në takimin joformal të liderëve në Samitin e Procesit të Berlinit.

Ai para mediave, pasi u nënshkrua marrëveshja për njohjen e disa profesioneve të reja mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, tha se dënon secilin që bënë aktivitete kriminale në rajon.

“Në takimin jo formal është diskutua ajo çështje(sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit), por tash nuk mundem me tregu detajet. Secili ka tregu qëndrimet e veta. Qëndrimi im për këtë është shumë i qartë. Secili që bënë aktivitete kriminale duhet të dënohet ashpër. Po ashtu bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë përgjegjësinë e vet për këtë gjë që ndodhi më veri, por edhe më Bosnjë dhe gjithë Ballkanin”, tha ai.

Megjithatë nuk dha një përgjigje të qartë nëse Serbia duhet të sanksionohet nga BE-ja për këtë rast.

“Kjo është përmendur gjatë bisedës. Problemi i shteteve të Ballkanit është se ne vetëm mundemi me përcjellë rregullat që i sjellin të tjerët. Kjo është pyetje për njerëzit në Bruksel”, tha ai.

Ai nënvizoi se Ballkani Perëndimor duhet me qenë i kujdesshëm që politikat pro ruse mos të jenë të pranishmë në rajon.

Derisa nënvizoi se nuk mendon se Ballkani Perëndimor është në prag të ndonjë konflikti të ri.

“Ne duhet me qenë të kujdesshëm. Nuk duhet që politikat pro ruse të bëhen dominuese në rajon. Duhet me bërë çmos që politikët pro evropiane të jenë domuniuese. Nuk mendoj se në prag të ndonjë konflikti në rajon” , tha ai.

Në anën tjetër, Abazoviq e vlerësoi kryeministrin Edi Rama për organizimin e sotëm të Samitit të Berlinit.


Von Der Leyen dhe Scholz: Po presim hetim të plotë të ngjarjeve në Banjskë

Sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula Von der Leyen, e ka quajtur të tmerrshëm, teksa ka shtuar se fuqishëm e kanë dënuar këtë sulm.Von der Leyn ka thënë se momentalisht janë duke procesuar informatat dhe po presin hetimin e plotë në mënyrë që t’i ndërmarrin të gjitha hapat në bashkëpunim me të gjitha vendet e BE-së.Në një konferencë për media, Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se e kanë dënuar fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe po presin gjithashtu hetim të plotë të ngjarjes.“Morëm një goditje në rajon. Para disa javëve policët e Kosovës u sulmuan në mënyrë brutale, dhe një polic u vra. E dënojmë në mënyrë më të ashpër këtë gjë”, ka thënë Scholz.

Rama: Samiti i Berlinit u përmbyll me diskutime të frytshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Samiti i Berlinit është mbyllur me diskutime të frytshme. Ai ka thënë se ky është një moment i vështirë për shkak të krizave në Evropë, Ballkan Perëndimor, duke përfshirë edhe luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

“I jam mirënjohjes Zotit dhe Bashkimit Evropian që u siguruan kjo ditë të niste me diell të mrekullueshëm e të mbyllej me fllad të këndshëm. Ndërsa Samiti u mbyll me diskutime mjaft të frytshme, me shkëmbime të hapura, me një ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do të gjeja kurrë fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin Scholz, që në mënyrë të kaq hirshme e solli Procesin e Berlinit jashtë BE-së në Tiranë, dhe nuk do të gjeja kurrë fjalët e nevojshme për të falënderuar Von der Leyenin, që i dha këtij Samiti diçka thelbësore, përmes planit të ri të zgjerimit të BE-së përmes Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai. “

Rama ka falënderuar kancelarin Scholz dhe komisioneren Von der Leyen për ndihmën që shtetet e Ballkanit Perëndimor të afrohen mes vete.

 


​Rama: Dija është dhurata më e jashtëzakonshme që na jep BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se duke folur për rrugën drejt Bashkimit Evropian, ka thënë se ka momente që duan të heqin dorë nga ndërtimi i institucioneve demokratike pasi nuk është e lehtë dhe është e dhimbshme, por është e vetmja rrugë.

Rama i bëri këto komente në përurimin e zyrës së parë të kolegjit të Evropës në Tiranë, tha se dija është dhurata më e jashtëzakonshme që BE u jep Shqipërisë e të gjitha vendeve si Shqipëria.

“Ndërtimi nga e para i institucioneve demokratike është diçka që nuk mund ta bësh nëse nuk ke BE-në që ta bën këtë. Dija është dhurata më e jashtëzakonshme që BE u jep ne dhe e të gjithëve si ne. Po ne ankohemi, ndonjëherë edhe bërtasim, po ka momente që duam të heqim dorë sepse nuk është e lehtë, është e dhimbshme por është e vetmja rrugë”, tha ai.

Në ambientet pranë Piramidës pas samitit të Procesit të Berlinit, u përurua këtë të hënë edhe Kolegji Evropian në Tiranë. Rektorja Federica Mogherini u shpreh se aktiviteti i kolegjit do të nisë vitin e ardhshëm.

“Po e përurojmë sot në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit këtu në Tiranën e bukur në këtë vendndodhje të mrekullueshme, zyrën e parë të kolegjit të Evropës këtu në Tiranë që do të udhëheqë rrugën për ngritjen e degës sonë që do të nisë aktivitetet shtatorin e ardhshëm 2024-2025”, tha Mogherini.


Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale

Në kuadër të Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë edhe të katër profesioneve, ku përfshihen kirurgët, mamitë dhe veterinarët, të cilat do t’i shtohen profesioneve që tashmë janë rregulluara për mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Krahas kësaj ujdie, vendeve të rajonit iu është paraqitur plani i zgjerimit të BE-së nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit është mbajtur për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button