Kaloni te përmbajtja kryesore

Von Cramon për procesin e zgjerimit: BE-ja i ka borxh Kosovës

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se Bashkimi Evropian i ka borxh Kosovës dhe partnerëve të tjerë që më në fund të ecë përpara në procesin e zgjerimit.
Von Cramon në Twitter ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian mund të jetë përsëri në agjendë, porse siç tha ajo, BE-ja duhet të bëjë më mirë për të siguruar që premtimet të mos jenë boshe.
“Zgjerimi i BE-së mund të jetë përsëri në agjendë, por BE duhet të bëjë më mirë për të siguruar që premtimet tona të mos jenë boshe! I kemi borxh Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe partnerëve tanë të tjerë që më në fund të ecim përpara në procesin tonë të zgjerimit”, tha Cramon.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button