Kaloni te përmbajtja kryesore

Von Cramon: Koha t’i hiqen masat Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se raporti i Progresit i publikuar sot “ka nënvizuar progresin” në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Në një postim në X Von Cramon ka përmendur edhe konfirmimin e Komisionit që kosovarët do të udhëtojnë drejt BE-së pa viza që nga janari 2024.

Në fund, raportuesja për Kosovën në PE thotë se është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës.

“Më në fund, është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës!”, ka shkruar ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button