Vjedhje të tabelave sinjalizuese në zonat kufitare të Kosovës, tri raste të raportuara

Autoritetet e sigurisë kanë raportuar tri raste të vjedhjes së tabelave sinjalizuese në zona kufitare të Kosovës, ku të dyshuarit mbeten ende të panjohur.
Incidentet janë nën hetim nga prokuroria dhe kanë ngjallur shqetësim tek banorët.
Sipas Policisë, nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare që i përket banorëve të Breznes dhe Bardhocit. Policia ka njoftuar prokurorin e rastit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Një tjetër rast është raportuar në zonën kufitare Restelicë–Çajë, ku sërish është vjedhur tabela sinjalizuese pa lënë gjurmë për autorët. Edhe ky rast është nën hetim nga prokuroria kompetente.
Po ashtu, është raportuar vjedhja e tabelës sinjalizuese për zonën kufitare Gorozhub–Pogaj. Rasti është në ndjekje nga organet e hetuesisë dhe pritet identifikimi i autorëve.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?