Kaloni te përmbajtja kryesore

Vidhen 3 lopë në Pejë

Në fshatin Baran të Pejës janë vjedhur tri lopë nga një stallë.

Pronari i tyre ka deklaruar se vlera e lopëve të vjedhura është 3 mijë e 500 euro.

Rasti është raportuar në Polici dje rreth orës 06:30.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur gjatë natës, në stallën e tij i kanë vjedhur tre gjedhe (lopë) në vlerë rreth 3,500 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button