Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetura godet një vajzë në Prishtinë

Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa, me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button