Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetura del nga rruga, humbin jetën dy të rinj në Peqin

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 02:00 në hyrje të qytetit të Peqinit në vendin e quajtur “Ura e Teqes”.

Mjeti tip “Golf ka dalë nga rruga dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën. Të lënduarit fillimisht janë transportuar me ambulancë në spitalin e Elbasanit, por nuk mundën të mbijetonin si pasojë e plagëve të marra.

Viktimat janë G. Ll 24 vjeç dhe D. K 24 vjeç, të dy banues në Peqin.

Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rrethanave të aksidentit të rëndë dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button