Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetëm një rast me Covid-19 në 24 orët e fundit

 
Asnjë humbje jete dhe një rast i ri me Covid-19, është regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se personi i  infektuar është nga Elbasani.
Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 994 që nga fillimi i epidemisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button