Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetaksidentohet vetura e FSK-së, ka të lënduar

Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës sot është vetaksidentuar në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se nga aksidenti ka të lënduar.

“Rreth orës 16:45 në Autostradën ‘A.Xhaferi’ Prishtinë-Ferizaj, në kilometrin e 9-të është raportuar se është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime, ku i përfshirë është një automjet (vetaksident)”, tha Hoxha.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button