Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetaksidentohet një autobus, shkakton dëme rreth “200 mijë euro”

Një autobus i kompanisë “Shpejtimi” është vetaksidentuar rëndë në mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjakovë – Prizren.

Drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta për portalin rtv21.tv ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar.

“Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar”, ka thënë Graishta.

Ndërsa, pronari i autosallonit, Shkelzen Bushati ka publikuar pamjet kur autobusi futet në oborrin e kompanisë dhe shkakton dëme të mëdha materiale.

Ai përmes një njoftimi në Facebook ka deklaruar se dyshon se si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar dëme në vlerë të rreth 200 mijë eurove.

“Sot, në ora 03:00 të mëngjesit, në hapësirat e autosallonit XENI, është vetë aksidentuar Autobusi i firmës “Shpejtimi”, i cili ishte duke qarkulluar në magjistralen Gjakovë-Prizren, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për kompanin tonë. Vetëm nga aksidenti i sotëm, në automjetet e sallonit, janë shkaktuar dëme në vlerën rreth 200.000 euro, duke mos llogaritur këtu dëmet në infrastrukturën rrethuese”, ka shkruar Bushati./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button