Vetaksident në Deçan, një i vdekur e tre të lënduar

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi sot në Lëbushë të Deçanit.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi të lënduarit janë duke u trajtuar në kujdesin intensiv, në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një veturë. Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët po trajtohen në kujdesin intensiv”, ka thënë Gashi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?