Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetaksident fatal me motor, një person humb jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur sot në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas Policisë së Kosovës personi që ka vdekur ishte duke drejtuar një motor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për rtv21 ka deklaruar se vdekja e drejtuesit të motorit është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Me datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në autostradën “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vermicë është shkaktuar një vetaksident trafiku me motor. Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button